17 vjet nga MO, deputetja e VMRO-së: Plagët shërohen nëse dikush nuk u hedh krip

Suksesi nuk bie nga qielli, ai është rezultat i punës dhe bashkëpunimit, thotë deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Jovanovska – Stojanovska. Sipas saj, Qeveria nuk mund të sigurojë jetë më të mirë, merret me populizëm, gjë që i dëmton interesat nacional, njofton Portalb.mk.

“Lufta solli plagë që do të shërohen nëse dikush nuk u hedh krip”, tha ajo në panel diskutimin me rastin e 17 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit.

Sipas saj, Maqedonia ka prioritete më të mëdha, ato janë korrupsioni, problemet, të ardhurat e vogla.

“Marrëveshjes si Marrëveshja e Ohrit na duhet. Ajo është prosperitet. Qëllimi është një, ajo qytetarët e lumtur”, thotë deputetja.

Si përfaqësues nga opozita, ajo thotë se nuk a ardhmëri pa të kaluar dhe se duhet të dihet se qytetarët do të  vendosin për ardhmërinë e tyre dhe askush tjetër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button