Ahmeti do t’i angazhoj të gjitha kapacitetet për referendum të suksesshëm (VIDEO)

“Ashtu siç Zoti na ndihmoi në këto 17 vite, ashtu do të na ndihmojë edhe tani” deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë shënimit të 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, njofton Portalb.mk.

Ahmeti shtoi se do t’i angazhojë të gjitha kapacitetet që referendumi të mos jetë i pasuksesshëm.

“Më marrëveshjen fitojnë nga politikanët deri te qytetarët e thjeshtë”, tha Ahmeti.

Sipas liderit të BDI-së, me anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, tërë rajoni do të jetë më stabil.

“Edhe Evropa do të bëhet më e fuqishme me anëtarësimin e Maqedonisë në Union”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button