Eurostat: Çdo i teti fëmijë në Maqedoni është nga prindër të pakurorëzuar, në Kosovë çdo i dyti

Rreth 12% nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur në Maqedoni në vitin 2016 janë lindur nga prindër të cilët nuk anë qenë të kurorëzuar, tregojnë të dhënat e Eurostat, ndërkq në Bashkimin Evropian mesatarja është 43%, njofton Portalb.mk.

Në vendet e rajonit, sipas Eurostat, ky numër lëvizë nga 58% në Bullgari, 41.6% në Kosovë, 26 në Serbi, 19 në Kroaci dhe 9.4% në Greqi.

Mesatarja në nivel të BE-së, është rreth 15% mbi vlerën në vitin 2000, prej kur ka pasur rritje për rreth 1% në vit. Ajo gjithsesi sinjalizon ndryshim të vlerave familjare, gjegjësisht rritje të numrit të lidhjeve jashtëmartesore dhe prindër të pavarur.

Në 8 vende të BE-së në vitin 2016, sipas Eurostat ka më shumë fëmijë jashtëmartesor. Në Francë janë regjistruar 60%, Bullgari dhe Slloveni 59, Estoni 56, Suedi 55, Danimarkë 54, Portugali 53  dhe Holandë 50%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button