Masakra në Selenicë, Gjykata lë në burg Ritvan Zykajn

Nën masa të forta sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës Ritvan Zykaj, autori i masakrës me 8 viktima, anëtarë të fisit të tij, mes tyre dy të mitur, në fshatin Resulaj të Selenicës, mes tyre dy të mitur. Arrest me burg ka qenë masa e kërkuar nga prokurori i çështjes Saimir Smaka dhe e vendosur nga gjykatësja Esmerilda Habilaj.

Në pamjet e para nga salla e gjykatës, Ritvan Zykaj dukej i qetë. Madje ai ka heshtur edhe kur është pyetur nga gazetarët e pranishëm se përse e kreu krimin. Edhe gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ai s’ka reaguar.

Ritvan Zykaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave, si edhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet e fundit kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës. Nga dëshmitë e dhëna në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.

Gjatë mbërritjes së 24 vjeçarit në gjykatë pjesëtarë të familjes Hoxhallari , një tjetër krim i rëndë i ndodhur në Vlorë, ku nusja vrau bashkëshortin e vjehrrën, kanë kërkuar dënim me vdekje për kriminelët, teksa mbajnë në duar foto të Zykajt dhe Hysnie Hoxhallarit e Kasëm Pirjasi, këta të fundit akuzohen për vrasjen e Salkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button