Maqedonia po përgatitet për 5G

https://www.mia.mk/Mobile/sq/Home/RenderSingleNews/298?newsID=134404340Shpejtësi dukshëm më të madhe të shërbimeve të të dhënave në mënyrën e shfrytëzimit të internetit, produkteve të reja nga rrjetet mobile të operatorëve, zvogëlimin e numrit të deri tani 180.000 familjeve të regjistruara në të ashtuquajturat “zonat e bardha”- fusha në të cilat nuk ekziston mundësi për qasje të gjerë, e ka potencial për shfrytëzim.

Këto janë pjesë e përfitimeve nga vendosja e 5G teknologjisë në Maqedoni sipas planit të paralajmëruar operativ kombëtar për zhvillim të rrjeteve të shpejta dhe super të shpejta elektronike të komunikimit, transmeton MIA .

Që të bëhet realitet kjo teknologji në shtet, në periudhën e ardhshme, së pari duhet të bëhet ndryshim i rregullativës dhe të hartohen rrjetet ekzistuese që të shfrytëzohen kapacitetet e lira me çka do të mundësohet që edhe sektori privat të investojë në teknologji të tilla dhe t’u ofrojë shërbime të reja qytetarëve.

Grupet e formuara të punës për planin kombëtar operativ nga fillimi janarit të këtij viti po punojnë në vërtetimin e problemeve për ndërtim të rrjeteve elektronike komunikuese, ndryshimet e nevojshme të ligjeve, e absorbojnë nevojën për nxitje dhe rritje të interesit të qytetarëve për shfrytëzimin e brodbendit, i analizojnë radio-frekuencat dhe serviset gjegjësisht shërbimet të cilat janë të lidhura me 5G.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button