93 vjet nga lindja a artistit Bik Ndoja (VIDEO)

Sot bëhen 93 vjet nga lindja e artistit Ludovik Ndoj Gjergji i njohur për publikun si Bik Ndoja.

Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969.Biku banon në Rrugën “Skanderbeg”, që quhet te zona Ara e Pashës, pranë Shtëpia Fëmijës prej 3 – 6 vjeç në katin e parë të pallatit 5 katesh e ndërtuar në vitin 1994.

Nuk është dhe aq i vlerësuar nga qyteti i Shkodrës, ku ai shkriu energjitë qysh 16 vjeç me serenatat e tija.

Mos ta lejmë pa e përmend se Biku nuk ishte këngëtar i oborrit diktatorial, por vetëm i popullit dhe këtë e gjen te repertori i tij i cili nuk ka këngë për diktatorin apo për partinë Biku i këndoi vetëm popullit shkodran, ato këngë që përmbajnë thesarin e këngës popullore qytetare të pavdekshme të Shkodrës.

Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasmës familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja. Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogël je”, “Jare te due”, etj.

Në shtator 1999, teatri Migjeni organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me këngë dhe pjesë muzikore popullore nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kënduara prej tij në gjithë këto vite. Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi etj. kanë qenë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio-Shkodrës dhe RTV Shqiptar.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button