Messi me më së shumti trofe, hyn në histori të Barçës

Lionel Messi është bërë futbollisti më i suksesshëm në histori të Barçës pasi ndihmoi ekipin të fitojë Superkupën ndaj Sevillës të dielën.

Barça fitoi 2 me 1 me Mesin që si kapiten çoi trofeun e madh.

Me këtë rast Messi arrin në 33 tituj të fituar në karrierë me Barçën, më shumë se secili lojtar në histori të klubit.

Ai ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, nëntë herë titullin e La Ligas, gjashtë Kupa të Mbretit, tri Kupa të Botës për klube, tri Superkupa të Evropës dhe tetë Superkupa të Spanjës. Messi ka fituar pesë herë edhe Topin e Artë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button