Në shtator, takim i ri i liderëve të dy Koreve

Përfaqësues të lartë të Koresë së Jugut dhe të Veriut sot në takimin në vendin Panmunxhon në zonën e demitalirizuar midis dy vendeve, janë dakordësuar  që në shtator të mbahet takimi  i tretë me radhë të presidentit koreanojugor Mun Xhe-in dhe me liderit koreanoverior Kim Xhong-un.

Të dy liderët për herë të parë janë takuar në prill të këtij viti, ndërsa pastaj të mbajnë edhe biseda joformale gjatë majit, ku janë dakorduar të takohen sërish gjatë vjeshtës.

Delegacionin i Koresë së Jugut në takimin është i udhëhequr nga ministri i9 Bashkimit Ço Mjung-gun, ndërsa delegacioni i Koresë së Veriut nga udhëheqësi i Komisionit për marrëdhënie ndërkoreane Ri Son gvon.

Përfaqësuesi i Koresë së Veriut takimin e sotëm e vlerësoi si bisedime midis shumë miqve të afërt, në mesin e të cilëve nuk mundet të bllokohet asgjë, derisa ministri i Koresë së Jugut theksoi se ka ardhur me qëllim që në bisedimet që të arrihen rezultate të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button