Supergarë pa medalje, Luiza Gega jashtë podiumi në Berlin

Atletja shqiptare Luiza Gega ishte autore e një prove emocionuese dhe plot grintë në kampionatin Europian në Berlin, por pavarësisht përpjekjeve të sportistes kuqezi, nuk arriti dot të hyjë në zonën e medaljeve.

Gega garoi në 3 mijë metra me pengesa, por edhe pse ishte në grupin kryesues në shumicën e kohës, mbylli gjithçka në vendin e katërt në një finish emocionues ku iu dorëzua rivaleve të pistës.

Shpresa kryesore e Shqipërisë për medalje arriti me meritë në fazën finale dhe medalja u duk pranë kur Luiza Gega nisi të ngulmojë fort për të kaluar me radhë metrat e parashikuar. Sportistja kuqezi ndërroi shpeshherë vendet me Karolin Grovdal dhe Geza Krauze, por edhe pse pengesat iu afruan fundit, lodhja e zbriti në vendin e katërt, e paerakaluar edhe nga Fabien Shlumpf, njofton TCH.

Në metrat finalë Krauze bëri një manovër të bukur që i dha medaljen e artë, ndërsa Luiza Gega tentoi deri në fund për bronzin, por pa arritur dot norvegjezen Grovdal, shumë pranë shqiptares. kronometri i kohës zyrtare regjistroi 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat për atleten tonë, që mbyll gjithsesi një europian pozitiv në Berlin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button