Kryengritja e Ilindenit, presidenti Radev i pakënaqur nga sqarimi i kryeministrit Zaev

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev është i pakënaqur nga sqarimi i shkruar i kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev në lidhje me Kryengritjen e Ilindenit, njofton Portalb.mk. Sipas presidentit Radev, ajo çfarë u shkrua nga kryeminstri Zaev nuk është kërkimfalje.

“Ju dëgjuat se kishte kërkimfalje? Unë nuk dëgjova. Ajo në “Facebook” nuk është kërkimfalje. Zaev ka theksuar se bëhet fjalë për gabim, por nuk e korigjoi deklaratën. Nuk është e mundur gjithçka të zhvillohet me pi-ar politik dhe të mos mendohet gjatë. E ftoj Qeverinë e Bullgarisë të verifikojë se a është bërë ndonjë shkelje e dispozitave të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë Maqedoni – Bullgari”, tha Radev.

Borisov e porosit Zaevin: Kujdes me deklarata, nesër ne do të votojmë për anëtarësimin tuaj

 

Kryeministri Zaev: Miqësia me Bullgarinë është e sinqertë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button