Netët strugane të poezisë nga 22 deri më 27 gusht

Nga 22 deri më 27 gusht në Strugë do të mbahet edicioni i 57-të i Netëve strugane të poezisë.

Sipas traditës, manifestimi duhet të fillojë më 22 gusht paradite me mbjelljen e fidanëve në Parkun e poezisë në nder të fituesit të mirënjohjes më të lartë “Kurora e Artë” për vitin 2018, poeti polak Adam Zagajevski. Hapja zyrtare është në mbrëmje me ndezjen e zjarrit të festivalit dhe leximin tradicional të vargjeve “Malli për jugun” të Konstantin Milladinovit para Shtëpisë së poezisë. Më pas vijon Leximi ndërkombëtar poetik “Meridiani poetik”, njofton MIA.

Çmimi prestigjioz “Kurora e Artë”, Zagajevskit do t’i jepet në mbylljen e festivalit në leximin poetik tradicional “Urat” kur do të ndahen edhe çmimet “Urat e Strugës” që e ndajnë Netët strugane të poezisë dhe UNESKO për librin më të mirë debitues, ndërsa fituesi i sivjetmë është Pauli Tapio nga Finlanda, si dhe “Vëllezërit Milladinovci” fitues i të cilit duhet të bëhet i ditur gjatë edicionit të festivalit.

Një pjesë e manifestimit janë edhe leximet poetike, poezia në rrugë, simpoziume, netët pa interpunksion… Detaje rreth edicionit të sivjetmë, Drejtoria e NSP do t’i kumtojë në konferencën për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button