Shpërthim në Idlib të Sirisë, 32 të vdekur dhe 45 të plagosur

Si pasojë e shpërthimeve në rajonin Sermada të qytetit Idlib në Siri, sipas të dhënave paraprake njoftohet se kanë humbur jetën 32 persona dhe janë plagosur 45 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Shpërthime të mëdha kanë ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit pranë ish murit të pikës kufitare Babul në zonën Sermada, ku jetojnë personat e zhvendosur nga Homsi”.

“Si pasojë e shpërthimeve është rrëzuar ndërtesa 6 katëshe ku jetonin personat e zhvendosur nga veriu i Homsit, ku kanë humbur jetën 32 civilë dhe janë plagosur të paktën 45 të tjerë”, tha Haxh Jusuf.

Jusuf shtoi se në punimet e kërkim shpëtimit janë shpëtuar 13 persona nga rrënojat, të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet përreth ndërsa si pasojë e sulmeve janë dëmtuar shumë ndërtesa dhe automjete pranë shpërthimeve.

Ndërkohë bëhet e ditur se ekipet e mbrojtjes civile po vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtimet dhe se zyrtarët por hetojnë arsyet e shpërthimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button