Tevdovski: Deri në fund të vitit, të gjithë do të kenë qasje në pagesat nga arka e shtetit

Deri në fund të vitit qytetarët do të mund t’i shohin pagesat nga arka e shtetit. Çdo denar i shpenzuar do të publikohet, theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Në vijim është përgatitja e platformës me të cilën opinioni do të ketë qasje në të gjitha shpenzimet nga Thesari, informuan nga Ministria e Financave dhe shtojnë se janë konsultuar me organizatat civile dhe përfaqësuesit e mediave. që të kontribuojnë në përpunimin e platformës. Ministria, siç theksohet, me këtë hap do të kontribuojë ndaj hapjes së plotë të proceseve të menaxhimit me financat publike ndaj opinionit, transmeton MIA.

“Transparenca financiare e plotëson qëllimin e saj. Opinioni ka kontroll dhe bën presion për shpenzim të drejtë të parave. Bashkimi Evropian për dallim nga më parë e kritikoi jo transparencën në financat publike, tani në raportin e fundit e miratoi pikërisht transparencën financiare, si një prej sukseseve kyçe”, tha Tevdovski.

Ai theksoi se Ministria e Financave ka ndërmarrë edhe seri hapash të tjera për përmirësimin e transparencës. Siç theksoi, publikohen raporte për kryerjen e Buxhetit për çdo shfrytëzues buxhetor në bazë mujore, raporte për kryerjen e Buxheteve të komunave në bazë tremujore, ndërsa raporti gjysmëvjetor për kryerjen e Buxhetit për herë të parë përmban të dhëna të detajuara për të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë.

Ministri theksoi se është bërë “Buxhet qytetar”, si dhe se është organizuar debat publik për Buxhetin para se ai të miratohet nga Qeveria. Për “Buxhetin qytetar” të ardhshëm do të ketë ueb aplikacion, i përpunuar nga fituesit e Finhakatonit.

Nga Ministria theksojnë se në drejtim të rritjes së transparencës, institucionet të gjitha marrëveshjet për furnizime publike dhe anekset kanë filluar t’i publikojnë në sistemin elektronik për furnizime publike. Furnizimet publike, siç potencoi, janë bërë më të dukshme për opinionin përmes platformës Të dhëna të hapura. Nga Ministria e Financave shtojnë se në ueb faqen i publikojnë të dhënat në format të hapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button