Morsi bën thirrje për bashkim kombëtar

Mohamed Morsi i “Vëllazërisë Myslimane” bëri thirrje për bashkim kombëtar pas fitores në zgjedhjet presidenciale të Egjiptit.

Lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike theksoi se do të jetë “presidenti i të gjithë egjiptianëve”.

Morsi fitoi 51.73 për qind të votave duke mundur ish-kryeministrin e vendit Ahmend Shafik. Liderët botërorë e kanë uruar Morsin për këtë sukses dhe Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar që Egjiptin ta kthejë në një faktor kryesor të stabilitetit rajonal.

Kreu i trupit gjykues, Farouk Sultan tha se u morën në konsideratë disa nga 466 ankesat e kandidatëve por sërish rezultati i zgjedhjeve qëndron.

Publikimi i rezultatit shkaktoi festime në sheshin Tahrir në Kajro, ku ishin mbledhur edhe mbështetësit e kandidatit të Vëllazërisë Myslimane.

Ata kishin ditë që ishin të pranishëm në shesh ku ishin mbledhur për të protestuar për shkak të disa reformimeve që i hiqnin disa kompetenca presidentit dhe ia delegonin ato ushtrisë.
“Poshtë rregulli ushtarak”, thërrisnin protestuesit duke shpërthyer fishekzjarrë.
Gjithashtu marshimi i tyre vazhdoi rreth e rrotull Kajros duke thirrur “Morsi, Morsi…”

Lajme të ngjashme

Back to top button