LSDM: VMRO-ja dhe Mickoski nuk kanë qëndrim për çështjet kyçe

VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk kanë qëndrim për çështjet kyçe në vend, LSDM dhe qytetarët sigurojnë ardhmëri dhe anëtarësim në BE dhe NATO, thuhet në njoftimin për media nga LSDM.

“Përveç që janë të përkushtuar në kërkesën për amnisti lidhur me krimin e partisë së tyre dhe të ish krerëve partiak, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski nuk kanë qëndrim lidhur me çështjet kyçe me interes kombëtar për qytetarët e Maqedonisë”.

“Tash kur Maqedonia ka një shans të vërtet historik për anëtarësim në NATO dhe BE, edhe atë duke ruajtur identitetin maqedonas, vetëm Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë të mos tregojnë pozitat dhe qëndrimet e tyre rreth referendumit që do të mbahet në shtator të këtij viti”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se më 30 shtator në referendum, qytetarët do të zedhin ardhmëri më të ndritur, do të  zgjedhin anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të përforcuar dhe të mbrojtur, qytetarët do të thonë PO për ardhmëri në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button