Manifestimi për Marrëveshjen e Ohrit me fokus referendumin (FOTO+VIDEO)

Manifestimi tematik për shënimin e 17 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, fokus ka pasur zbatimin e referendumit të suksesshëm me qëllim që të implementohet Marrëveshja me Greqinë, e cila do t’ia hapë rrugët Maqedonisë për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, raporton Portalb.mk.

U mbajt panel diskutimi i manifestimit tematik, “Rruga për në Bruksel përmes Ohrit”, me të cilën u shënua 17 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, në të cilën morën pjesë, kryeministri Zoran Zaev, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, anëtarja e Këshillit Euro-Atlantik, Evelin Farkas, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Jovanovska – Stojanovska, ndërkaq moderator ishte zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

LEXO: Zëvendëskryeministri Hazbi Lika bojkotoi edhe manifestimin e Marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

Fokusi i fjalimeve të panelistëve, ishte për çështjen e Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin, gjegjësisht referendumin i cili është caktuar që të mbahet më 30 shtator të këtij viti.

“Stema, gjuha, flamuri dhe himni, ngelin të njëjta. Nuk na e pranonin identitetin, tani e pranojnë. Me anëtarësimin në BE dhe NATO na garantohet stabiliteti. Për një vit, Maqedonia nga vend i cili nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të gjithë, u bë shtet mik. U konfirmua proverbi i vjetër “Marrëveshja ndërton shtëpi”, tha Zaev, sipas së cilit, pas ardhjes së pushtetit të ri, janë avancuar marrëdhëniet ndërfqinjësore.

Zoran Zaev
Zoran Zaev

Ali Ahmeti nga BDI, deklaroi se do t’i angazhojë të gjitha kapacitetet që referendumi të dalë i suksesshëm.

“Ashtu siç Zoti na ndihmoi në këto 17 vite, ashtu do të na ndihmojë edhe tani. Do t’i angazhoj të gjitha kapacitetet që referendumi të mos jetë i pasuksesshëm. Me marrëveshjen fitojnë nga politikanët deri te qytetarët e thjeshtë. Edhe Evropa do të bëhet më e fuqishme me anëtarësimin e Maqedonisë në Union”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

Anëtarja e Këshillit Euro-Atlantik, Evelin Farkas e ka përshëndetur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit dhe vlerësoi se e njëjta është përgjigje ndaj presidentit rus Vladimir Putin

“Maqedonia dhe Greqia duhet që të zgjedhin se çfarë është më mirë për Maqedoninë, jo Kremlini. Maqedonia duhet t’i vazhdojë përpjekjet kundër putnizmit. Nëse nuk kalon referendumi në Maqedoni, do të bëhet dëm ndaj demokracisë”, vlerësoi Farkas.

"Rruga për në Bruksel përmes Ohrit"
“Rruga për në Bruksel përmes Ohrit”

E vetmja e cila nuk është ndalur që të flet për çështjen e referendumit është deputetja e VMRO-DPMNE-së Jovanovska – Stojanovska, partia e së cilës ende nuk ka një qëndrim zyrtar se do të dalë ose do ta bojkotojë referendumit.

“Suksesi nuk bie nga qielli, ai është rezultat i punës dhe bashkëpunimit. Lufta solli plagë që do të shërohen nëse dikush nuk u hedh krip. Marrëveshjes si Marrëveshja e Ohrit na duhet. Ajo është prosperitet. Qëllimi është një, ajo qytetarët e lumtur”, tha deputetja nga opozita, duke shtuar se nuk ka ardhmëri pa të kaluar dhe se duhet të dihet se qytetarët do të  vendosin për ardhmërinë e tyre dhe askush tjetër.

Dafina Jovanovska – Stojanovska
Dafina Jovanovska – Stojanovska

Në manifestim kanë marrin pjesë, ministra nga përbërja qeveritare, diplomatë, por edhe reisi i BFI-së, ndërkaq ka munguar zv/kryeministri për Zbatimin e MO-së, Hazbi Lika.

LEXO: Osmani: Fushata për referendumin do të jetë informative, jo propaganduese (VIDEO)
LEXO: Mickoski: VMRO-DPMNE ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në referendum (VIDEO)

LEXO: 17 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe ende e papëdorshme në institucione shtetërore

17 vjet nga MO, partitë shqiptare fajtorë për mosrealizim, Qeveria e re duhet t’i përmirësojë gabimet e vjetra

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button