BE i bën thirrje Arabisë Saudite të ofrojë informacione për aktivistet e arrestuara

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Arabisë Saudite që të ofrojë informacione mbi arrestimet e grave aktiviste për të drejtat e njeriut, trensmeton REL.

“BE është angazhuar në mënyrë konstruktive me autoritetet saudite duke kërkuar sqarim mbi rrethanat që lidhen me arrestimet e grave aktiviste në Arabinë Saudite”, tha një zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Ne kemi theksuar rëndësinë e rolit të mbrojtësve për të drejtat e njeriut dhe grupeve të shoqërisë civile, në procesin e reformave, ku Mbretëria po synon që të kalojë dhe gjithashtu edhe rëndësinë e respektimit të rregullave të arrestimit të këtyre personave”, shtoi ajo.

Komisioni Evropian gjithashtu ka thënë se ka kontaktuar Arabinë Saudite për këtë çështje.

Këto komente vijnë pasi Kanada ka përkeqësuar marrëdhëniet diplomatike me sauditët, pasi më 3 gusht shprehu shqetësimet lidhur me arrestimet e fundit të aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe i bëri thirrje Riadit që t’i lirojë menjëherë të arrestuarit.

Arabia Saudite u kundërpërgjigj duke i thënë Kanadasë që të mos përzihet në punët e brendshme të saj dhe dëboi ambasadorin kanadez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button