Alarmohet Kerala e Indisë, shkak 34 vdekjet e shkaktuara nga përmbytjet

34 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një prej përmbytjeve më të mëdha që ka ndodhur në Kerala të Indisë.

Kjo ka bërë që më shumë se gjysma e 14 rrethinave të këtij shteti të vihen në alarm të lartë.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e tokës gjatë sezonit qershor-shtator kanë shkatërruar tokat bujqësore dhe kanë nxitur përpjekje masive për evakuim, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Sipas Autoritetit të Administrimit të Katastrofave në Kerala, 1031 hektarë janë dëmtuar dhe 31,000 njerëz janë detyruar të strehohen në kampet e shpëtimit.

Shteti Kerala, i cili ka 44 lumenj, përmbytjen më të madhe e përjetoi në vitin 1924 pas shirave të rrëmbyeshëm.

Departamenti i motit parashikon shira të forta deri më 15 gusht, Dita e Pavarësisë së Indisë, duke paralajmëruar gjithashtu përmbytje në zonat bregdetare të ulëta.

Peshkatarët janë këshilluar që të mos hyjnë në detin arab.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button