Rindërtohet skema e masakrës në Vlorë, si i vrau i riu 8 kushërinjtë (Video)

Mediat shqiptare kanë rindërtuar në 3D skemën e masakrës së djeshme në Resulaj të Selenicës ku mbetën të vdekur 8 persona.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, 24-vjeçari Ridvan Zykaj u largua nga dreka familjare e më pas në gjendje të dehur iu drejtua banesave të kushërinjve, ku qëlloi pa mëshirë mbi pleq e fëmijë, duke kryer masakrën e pashembullt.

Ridvan Zykaj pasi ka rrëmbyer një kallashnikov në dorë, ka shkuar në drejtim të banesave të kushërinjve të tij.

Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamiljarin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij.

Ai ka vrarë si fillim Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën.

Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.

Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, (vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.

Ndërkohë, djali i Demirit, Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtëpisë se babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë.

VIKTIMAT

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)

4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6- Ledjon Zykaj, 6 vjeç (Djali i Besimit)

7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP