Tërmet i fuqishëm e godet Shqipërinë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit, kryesisht në zonë verilindore të vendit si si Buliqizë, Burrel, por edhe në Lezhë, Tiranë e Durrës. Ndërkohë që lëkundje më të lehta raportohen të jenë ndjerë edhe në qytetin e Beratit.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,1 me epiqendër 10 km në lindje të Burrelit, 38 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, po sipas EMSC, Qendrës Europiane-Mesdhetare të Sizmologjisë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Bosnjë-Hercegovinë, transmeton Top Channel.

Deri në këto momente nuk janë raportuar dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button