Rusia ndalon importin e pjeshkave nga Maqedonia

Rusia ka vendosur përkohësisht kufizime ndaj importit të frutave me bërthamë nga Maqedonia dhe Serbia, konfirmoi sot Ministria e Bujqësisë në Shkup. Rusia tanimë tre dërgesa të pjeshkave i ka kthyer në Maqedoni për shkak të infektimit nga insektet, por asnjë dërgesë tjetër nuk është kthyer për shkak të infeksionit nga kërpudha monilia, transmeton Alsat M.

Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë dhe Drejtoria Fitosanitare tashmë i kanë dërguar një letër Shërbimit Federal Rus të Mbikëqyrjes, duke kërkuar që ndalimi të hiqet sa më parë dhe bashkëpunimi të vazhdojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button