Macja “e dashuruar” në pjeshka

Ozzy, është një mace siameze e pronares Lydia Coutre.

Kjo mace ka diçka shumë të veçantë. Ajo është tmerrësisht “e dashuruar” pas pjeshkave.

Coutre është edhe gazetare. Ajo ka publikuar një sërë fotografish të maces së saj në rrjetet sociale, dhe tashmë njerëzit kanë rënë në dashuri me këtë mace. Ajo thotë se që nga viti 2014 e kanë zbuluar simpatinë që kjo mace ka ndaj pjeshkës, transmeton Koha.net.

“E vëmë re qysh në vitin 2014. Nëna më thoshte se po vrapon gjithnjë pas pjeshkave dhe e testuam këtë gjë. Si përfundim kuptuam edhe nga veterinari se asaj i pëlqen shumë aroma e pjeshkës. Kudo që sheh pjeshka, ajo vrapon dhe provon t’i mbajë pranë vetes”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button