Shtyhet misioni i NASA-s ‘për të prekur diellin’ me anijën më të shpejtë në histori

‘Parker Solar Probe’ do të jetë anija më e shpejtë ndonjëherë duke fluturuar 700,000 kilometra në orë.

Agjencia hapësinore e NASA-s të shtunën shtyu nisjen e anijes kozmike robotike “Parker Solar Probe”, mision ky që për herë të parë po planifikohet të studiojë diellin nga afër, transmeton Klan Kosova.

Kjo shtyerje ndodhi për shkak të problemeve teknike që shkaktuan dy herë ndërprerjen e anijës, gjë edhe e cila çoi përfundimisht në humbjen e këtij udhëtimi.

NASA do të përpiqet të nisë edhe një herë nga Stacioni i Forcave Ajrore të Cape Canaveral në Florida duke përdorur një raketë të dytë më të fuqishme në botë që aktualisht është në përdorim, duke përdorur një Delta IV Heavy, të dielën, tha NASA.

Sonda – e cila do të jetë anija më e shpejtë ndonjëherë kur të arrijë shpejtësinë e lartë – do të mbledhë të dhëna për punën e brendshme të diellit gjatë fluturimetve të saj, e kjo do të ndodh më 2023.

Kur anija arrin shpejtësinë më të lartë, ajo do të fluturojë 700,000 kilometra në orë – aq sa duhet për të udhëtuar nga Londra në Berlin për rreth tre sekonda.

“Parker Solar Probe” do të udhëtojë nëpër atmosferën e diellit, më afër sipërfaqes sesa çdo anije kozmike para tsaj  përballë kushteve të nxehtësisë dhe kushteve të rrezatimit brutal, dhe në fund të fundit do t’i sigurojë njerëzimit vëzhgimet më të afërta të një ylli”, tha agjencia amerikane e hapësirës në një deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button