Ivanov nuk është takuar me gjeneralin e NATO-s pasi ka qenë në pushim

Pas ftesës për anëtarësim në NATO, të cilën Aleanca ia dërgoi Maqedonisë, dy delegacione të NATO-s, të udhëhequr nga gjenerali Skaparoti dhe drejtori për Partneritete Evropian të NATO-s, Mekki, kanë arritur në Maqedoni. Presidenti Gjorge Ivanov, i cili e ka heshtur ftesën nga  NATO pas Samitit në Bruksel dhe nuk ka mbajtur fjalim në opinion, nuk ka pranuar asnjë nga këto delegacione, njofton Portalb.mk.

Na Kabineti i presidentit Ivanov, në pyetjen e NOVA TV se pse presidenti nuk është takuar me komandatin suprem të NATO-s, janë përgjigjur se këto ditë presidenti i ka pasur pushim.

Nga Kabineti nuk janë përgjigjur në pyetjet nëse presidenti ka shkuar në Ohër ose është jashtë shtetit, dhe nëse për atë nuk ka mundur të arrijë që të takohet me gjeneralin e NATO-s.

Gjenerali i NATO, Skaparoti pati takim me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe me përfaqësues të lartë të Armatës së Repbulikës së Maqedonisë.

Gjenerali i NATO-s, Skaparoti: Me padurim pres të bëheni anëtarja e 30-të e Aleancës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button