ANALIZË: Referendumi – moment kyç edhe për ekonominë! (INFOGRAFIK)

Referendumi i ardhshëm do të jetë vendimtar për lëvizjet e ardhshme ekonomike në vend, por deri atëherë pasiguria ende është e pranishme dhe kjo ka ndikuar në aktivitetin e investimeve të kompanive vendase, gjë që ka ndikuar edhe në treguesit e përgjithshëm ekonomikë, komentojnë disa ekonomistë për “Portalb”-in. Besimi i zvogëluar në institucione dhe rritja e përmbajtjes nga aktivitetet investuese u reflektua edhe në aktivitetin kreditues. Në fund të gjysmëvjetorit të parë ekonomik, borxhi i përgjithshëm i kredive të kompanive arriti në 2.5 miliardë euro, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Firmat kërkojnë siguri për paratë dhe kapitalin e tyre…

Pas hapit të ndërmarrë nga bankierët për ta rritur kamatën për kreditë për kompanitë për 0.05%, me ç’rast ajo arriti në 4.64%, tani paralajmërohet lehtësim i mundshëm i kushteve për kredi, por me shpresë se kërkesat për kredi nga ana e kompanive do të zvogëlohen. Sipas anketës së fundit aktivitetin kreditor të cilën e publikoi Banka Popullore, megjithatë shumica e bankierëve, gjegjësisht 85% deklaruan se kushtet për kreditimin e kompanive kryesisht mbeten të pandryshuara. Faktor kyç që mund të shkaktojë lehtësim është konkurrenca ndërbankare.

“Lidhur me faktorët që ndikojnë në kushtet për miratimin e kredive të korporatave, konkurrenca nga bankat e tjera vazhdon të ketë kontributin më të madh në lehtësimin e kushteve të përgjithshme për kredi. Rreziku nga mosrealizimi i hipotekës edhe më tutje shkakton shtrëngim të kushteve për kredi, por pak më pak në krahasim me anketën e mëparshme” – thotë NBM-ja.

Analiza krahasuese e të dhënave tregon se në fund të qershorit në krahasim me janarin e këtij viti, bilanci i kredive për firmat u rrit për 42.1 milionë euro.

Disa ekonomistë thonë se megjithëse ka rritje në dhënie të kredive, është me rëndësi të dihet se rezultat i kujt është kjo rritje, gjegjësisht a flasim për kredi për investime apo kreditë që me të cilat mbështetet likuiditeti.

“Unë mendoj se qytetarët dhe kompanitë kanë treguar konservatorizëm në kushtet e paqartësisë që ende ekzistojnë në planin politik. Praktikisht, klientët nuk u besojnë institucioneve, në kuptimin se si do të zhvillohet i gjithë procesi i referendumit. Çdokush dëshiron siguri për kapitalin e tij, për paratë e tij. Por, ne kemi një situatë në të cilën po nxiten disa çështje politike, e madje edhe ndëretnike. Pritet që për shkak të kësaj, qytetarët dhe kompanitë do t’i shtyjnë vendimet e tyre për investime, dhe paratë do të mbajnë “nën jastëk”, deri sa të shihet rezultati i referendumit, i cili pa dyshim do të ketë ndikim të madh mbi ekonominë. Do të thoja se një nga arsyet për përmbajtje janë dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht ato në Kosovë” – thotë analisti Visar Ademi dhe shpjegon se gjithçka do të jetë më e qartë pas rezultatit të referendumit, ndërsa deri atëherë nuk na presin lëvizje të rëndësishme ekonomike, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse kërkesat për kredi për korporatat po rritet, kjo rritje është më e dinamikë të ngadalësuar.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2018, ka pasur një rritje neto në kërkesën e përgjithshme për kredi për korporatat, por më kjo ka qenë më e dobët në krahasim me anketën paraprake. Ndryshimi i këtillë është rezultat i kërkesës mesatarisht më të dobët për kredi nga ndërmarrjet e mëdha” – thuhet në e Bankës Popullore.

Edhe qytetarët të kujdesshëm gjatë marrjes së kredive …

E ngjashme është situata edhe me kreditimin e popullsisë, gjegjësisht në tremujorin e dytë tashmë është regjistruar rënie, kryesisht në kreditë konsumatore.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2018 bankat thonë se ka një ulje neto të kërkesave për kredi në sektorin e amvisërive. Rënia e kërkesave të përgjithshme për kredi është kryesisht rezultat i rënies neto të kërkesave për kredi konsumatore, por më e dobët krahasuar me vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e kredive për banim, u regjistrua një rritje neto më e ulët e kërkesave, në krahasim me periudhën paraprake. Megjithatë, edhe më tutje, përqindja më e madhe e bankave, rreth 92%, theksojnë sa mbetet e pandryshuar kërkesa për kredi të përgjithshme nga ana e amvisërive” – thonë nga Banka Popullore.

Të dhënat tregojnë se në fund të qershorit, qytetarët kishin borxh prej 2.4 miliardë euro ndaj bankave, që është për 113 milionë euro më shumë në krahasim me gjendjen në janar të këtij viti.

Disa bankierë për “Portalb”-in komentojnë se situata aktuale politike ndikon në aktivitetin kreditues, gjegjësisht në rritjen e përmbajtjes për të kërkuar kredi, por edhe në rritjen e kujdesit gjatë miratimit të tyre. Megjithatë, ata theksojnë se sezonalisht, në periudhën e verës, pritet rritje e kërkesës, veçanërisht nga amvisëritë.

Kreditimi është vetëm një nga segmentet e ekonomisë ku ndihet ndikimi i ngjarjeve në skenën politike. Kujdesi i shtuar gjatë miratimit dhe realizimit të projekteve ka ndikuar edhe në uljen e investimeve publike, të cilat në fund të gjashtë muajve të parë të vitit arritën në 16.6% në raport me projektimin. Në kushte kur vendi i cakton konturat e së ardhmes euroatlantike, të kushtëzuar nga suksesi i referendumit të ardhshëm, paqartësia është e pritshme, komentojnë analistët, por i potencojnë edhe përfitimet nga anëtarësimi në NATO dhe BE.

“Hapja drejt integrimeve evropiane do të hapë një perspektivë të re për vendin, një nga problemet me të cilat do të përballemi është migrimi që do të ndikojë ekonominë e brendshme, por duhet thënë se edhe tani me globalizimin nuk mund ta ndalim këtë proces – e ajo është qarkullimi i produkteve dhe i njerëzve. Patjetër duhet ta shohim efektin në sektorë të ndryshëm” – vlerëson Fatmir Bytyqi, ekonomist dhe këshilltar në kabinetin e kryeministrit.

Tremujori i parë ekonomik i vitit përfundoi me rritje të Prodhimit të brendshëm bruto prej 0.1%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button