Masakra në Vlorë, flet gjyshi i autorit

Një dëshmi e rëndësishme ka ardhur mëngjesin e sotëm për masakrën e Selenicës.

Gjyshi i vrasësit, Kujtim Zykaj ka rrëfyer momentet para dhe gjatë krimit të rëndë të ndodhur gjatë pasdites së djeshme.

Kujtim Zykaj ka treguar se para se të ndodhte tragjedia ata ishin në një festë, drekë familjare.

Gjyshi i 24-vjeçarit Ridvan Zykajt, gjithashtu ka treguar se nipi i tij nuk kishte konsumuar alkool.

‘Piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete’, është shprehur Kujtim Zykaj për gazetarët që kanë shkuar në fshatin Resulaj.

‘Ishim në një festë, Ridvani ishte bashkë me ne, piu një birrë e një tjetër e mori me vete.

Ai u ngrit para se të mbaronte dreka. Kur ndodhi krimi ne ishim në një drekë familjare.

E pyeta se ku po shkonte’, ka thënë Kujtim Zykaj për mediat, transmeton Syri/net.

Më pas ai ka treguar skenën makabër që ka parë, pasi nipi i tij qëlloi dhe vrau 8 kushërinjtë, mes të cilëve edhe 1 fëmijë të mitur.

‘Pashë vëllanë dhe kunatën të vrarë. Nipin dhe nusen i gjeta të vrarë pranë avllisë’, ka treguar Kujtim Zykaj.

‘Ulërija kot, por askush nuk më dëgjonte’, ka treguar mes lotësh gjyshi i autorit.

‘Do të shkoj në ceremoninë e varrimit të vëllait dhe nipave’, ka thënë Kujtim Zykaj.

Arrestohet autori 24-vjeçar i masakrës së Vlorës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button