Japoni, 9 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Një helikopter shpëtimi u rrëzua në malet e Japonisë lindore, ku si pasojë humbën jetën të gjithë nëntë anëtarët e ekuipazhit në bord, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, helikopteri u rrëzua në kufirin midis prefekturave Gunma dhe Nagano teksa ishte duke kontrolluar gjurmë malore për alpinistët.

Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur, megjithëse dëshmitarët okularë theksuan se motori ka bërë tinguj të çuditshëm dhe po fluturonte në një lartësi të ulët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button