Meteorologët: Gjysma e dytë e gushtit do t’jua prishë pushimet

Vala e të nxehtit, në të gjithë rajonin e Europës, që ka përfshirë ditët e fundit edhe rajonin tonë, do t’ua lërë vendin shumë shpejt, temperaturave më të ulëta. Sipas Meteoalb, duke filluar që nga data 8 gusht, Perëndimi i Europës është përfshirë nga një mot më i freskët, por nxehtësia mbetet në brendësi të kontinentit, më e theksuar në zonat Qendrore e Juglindore të Europës, njofton revista Class.

Temperaturat nisin të ulen gradualisht në zonat Qendrore pas dt. 10 gusht, ndërsa mbeten të larta në Juglindje të Europës duke përfshirë Ballkanin Perëndimor edhe në dt. 11 gusht (e shtuna). Rënia në Ballkanin Perëndimor do të ndjehet të dielën dhe ditët në vijim. Ndërkohë, në dt. 11 gusht pritet sërisht një depërtim i të nxehtit afrikan drejt Spanjës.

Ndërsa gjysma e dytë e gushtit, sipas meteorologëve do të përfshihet nga mot më i freskët, si edhe nga shira lokalë, të cilat mund të zbresin deri në bregdet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button