BE: Izraeli dhe Gaza janë “tmerrësisht afër” një konflikti të ri

Izraeli dhe Rripi i Gazës janë “tmerrësisht afër” një konflikti të ri si rezultat i përleshjeve të paradokohshme, paralajmëroi sot shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian.

“Rritja e dhunës ditëve të fundit i ka afruar në mënyrë të rrezikshme Izraelin dhe Gazën afër një konflikti ti ri”, theksohet në kumtesë.

BE-ja me këtë rast u apelon dy palëve që të kenë kujdes të mos i rrezikojnë jetët e civilëve.

Rripi i Gazës është nën kontroll të lëvizjes radikale palestineze Hamas, e cila nuk i njeh marrëveshjet paqeruajtëse mes Izraelit dhe Palestinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button