Një copë shkëmbi si statujë mbi kokë të varrit

Merxhan Jakupi

Fundin e majit tё kёtij viti, njё pasdite me vapё, ishim duke pritur nё aeroportin e Shkupit kushёririn me familjen nga Turqia. Pas 100 vite ishte vizita e parё e kёsaj familje qё kishin ardhur tё vizitonin vatrat dhe vendlindjen e gjyshёrve dhe fisit tё tyre. Tё nesёrmen shkuam nё fshatin e Malsisё sё Sharrit fshatin Bozovcё komuna e Tetovёs. Nё hyrje tё fshatit kur iu afruam njё kroi,  kushёriri mё tha se sigurisht jemi afёr shtёpisё sё gjyshit. Njё plak i lagjes na doli para, ishte familje e fisit tonё dhe pronar i shtёpisё sё gjyshit tё kushёririt. Plaku fillojё tё tregojё shtёpinё, muret e vjetra qё kishin ngelur dhe dushkun e vjetёr qё i kishte treguar gjyshi kushёririt. Nё ballё dukej kroi i lagjes. Pas shumё fotove dhe inçizimeve ata mbushёn njё trastё me dhe trualli dhe guraleca. Gjyshi i kushёririt Shaqiri me dy vёllezёrit e tij, dajёt e tim eti, para njё shekulli ishin shpёrngulur me familje nё Turqi pranё brigjeve tё detit Egje, nё njё qytezё afёr Izmirit. Kushёriri rrёfente se i ati i vdiq i ri. Ai kishte mbetur nёn kujdesje dhe nё krahёt e fortё tё gjyshit. Kushёriri kishte pёrcjellur historikun e paraardhёsve dhe rrёfimet e gjyshit. Kam shkruar ditar, kujtimet, nostalgjinё, jetёn e egёr, vuajtjet dhe dhimbjet qё pёrjetuan familjet dhe malsorёt nё kёto fshatra e Malsisё sё Sharrit. Pas plaçkave dhe valixheve gjyshi kishte shkёputur njё copё shkёmbi tek kroi qё kishte qenё tempull nё rininё e tij. Kur erdhi nё qytezё para kopshtit kishte ngujuar shkёmbin qё dukej si statujё, njё copё malli nga vendlindja e tyre. Gjyshi la amanet pas vdekjes qё shkёmbi  tё vihet mbi kokёn e varrit. Para dy viteve vizituam familjet nё Turqi, shkuam tek varrezat. Drejt stazёs nё tё majtё nё njё shkёmb tё vogёl ishte gdhendur emri Shaqir Uka. Kushёriri njё intelektual profesor i ekonomisё nё Universitetin e Izmirit, mё nё fund kishte mbyllur karrierёn si administrator, nё njё bankё nё Izmir dhe kishte dalё nё pension. Ai rrёfente se çdo herё e prezantoja origjinёn me shumё krenari dhe mburrje se jemi arnaut, nga ish vilajet i Perandorisё Osmane, tani republika e Maqedonisё. Njё miku im i afёrt me origjinё nga Koçana qytezё nё Maqedoni punonte nё Ministrinё e Jashtme. Para 10 viteve na ftoi nё koktejl qё kishte pёrgatitur ambasada e Maqedonisё nё Ankara, pёr festёn shtetёrore tё 2 gushtit kryengritja e Ilindenit, organizata revolucionare qё luftojё dhe çliroi vendin nga Perandoria Osmane. Ishim shumё mysafir tё ftuar nga ministria jonё dhe ambasada tё akredituara nga shumё shtete nё Turqi. Pas njё spoti duke treguar Maqedoninё unё isha i fiksuar se ku kanё lindur gjyshёrit e mi. Nё binё doli njё moderator foli pёr heroizmin aspiratat e popullit maqedonas por asnjё fjalё pёr arnautёt. Nё tё djathtё pyeta njё mikun tim qё kishte punuar nё Ministrinё e Jashtme sesa shqiptarё jetojnё nё Maqedoni. Miku mё tha, se afёr 30%, kurse turq afёr 5% dhe janё 50% tё krishterё dhe 50% muslimanё. Pastaj doli njё historian duke folur pёr historinё luftёn dhe rezistencёn qё populli maqedonas ka bёrё nёn robёrinё e Perandorisё Osmane. Pas shpine dёgjova nё gjuhёn angleze me zё tё ulёt nga njё diplomat: pesё shekuj kryengritje luftё dhe rezistencё ёshtё cinike dhe qesharake ia bёri bashkebiseduesit tё tij. Historiani maqedonas nё fund tha: ne dhe gjithё ballkanasit bёmё rezistencё dhe luftёra. Po tё mos ishim ne, turi i osmanve nuk do tё ndalej, osmanёt  do tё pushtonin tёrё Europёn. Duke pirё shampanjё, sё bashku ishte duke biseduar ambasadori hollandez me mikun tim. Pastaj ambasadori fillojё tё rrёfejё njё anekdotё. Nga vapa ekstreme kishin filluar tё digjen gjithё pyjet nga zjarri. Mbreti i xhunglёs njё monark plak kishte apeluar gjithё bishave kafshёve, se pёrherё kemi qenё armiq dhe asnjёherё nuk kemi qenё tё bashkuar. Duhet tё gjithё sё bashku tё shuajmё zjarrin, ndryshe nё fund do tё digjemi shkrumb e hi, nuk do tё ngelё asnjё specie. Disa zogj ishin afruar monarkut plak duke thёnё se ne zogjtё duam tё ndihmojmё dhe tё jemi pjesё, pasi dhe neve na kanoset rreziku. Monarku plak i habitur, bёri me kokё nё shenjё miratimi. Zogjtё filluan me sqepa duke hedhur nga njё pikё ujё nё zjarr. Pasi ishte shuar zjarri, zogjtё nё fund i thanё mbretit tё xhunglёs se po mos tё ishim ne do tё digjeshin gjithё pyjet me gjithё bishat kafshёt shhkrumb e hi. Ambasadori tha akoma ballkanasit kanё ngelur robёr tё kufomave shabllone dhe miteve. Ata akoma vuajnё nga sindromi propaganda gjysёm shekullit tё pseudo historianёve dhe tё teksteve tё helmuara shkollore. Nё fund pa e pirё shampanjёn, pёrshёndetet me ne dhe iku.

“Shqiptarёt duhet tё kenё statut minoriteti”

Izmiri ёshtё metropol europian dhe vilajet pas Stambollit dhe Bursёs dhe mё i zhvilluar industrialisht. Qё nga themelimi i Turqisё republikё, Izmiri mbetet bastion i Qemal Ata Turkut dhe vilajeti mё sekular. Republika e Turqisё ёshtё shtet unitar. Identiteti dhe pёrkatёsia ёshtё nocioni kombi turk njё atdhe njё gjuhё njё fe njё komb. Pas fillimit tё bisedimeve pёr anёtarёsim nё Bashkimin Europian si pakica etnike Turqia njeh kurdёt, grekёt dhe armenёt, popuj autokton qё kanё jetuar para ardhjes sё selxhukёve dhe osmanёve. Grupet etnike siç janё shqiptarёt, boshnjakёt, lazёt dhe tё tjera, si identitet kёta grupe integrohen dhe asimilohen nё unitetin kombёtar turk. Nё Izmir kemi mbi 50% deputetё dhe ministra me origjinё nga Ballkani, ku shumica janё shqiptarё. Rufat Sait deputet dhe figurё kyçe pёr kauzёn e shqiptarёve  tё Turqisё, ka kёrkuar nga qeveria turke nё tё ardhmen dhe shqiptarёt tё njihen dhe tё kenё status minoriteti si minoritete tё tjera. Rufat Sait ka apeluar te sipёrmarrёsit dhe bisnesmenё me origjinё shqiptare tё kontribuojnё dhe investojnё nё trevat shqiptare. Po tu njihet statuti, tё barabartё me kombin turk, pёr shembull kurdёve dhe grupeve tjera etnike duke filluar autonominё territoriale, nё tё ardhmen Turqia mund tё pёsojё tё njёjtin skenar tё vijё deri nё shpёrbёrje si ish Jugosllavia. Kurdёt janё si etnitet mё i madh nё Turqi. Nё tё ardhmen mund tё fitojnё autonomi kulturore dhe administrative. Tragjedia e kombit kurd fillojё pas shpёrbёrjes sё Perandorisё Osmane. Tё gjithё popujt fituan pavarsinё, u bёnё shtet komb. Turqia, Siria, Iraku dhe Irani mё vjen shumё keq dhe e kam thёnё hapur se popullit kurd i bёnё padrejtёsi historike. Nё tё ardhmen pa zgjidhjen e çёshtjes dhe kauzёs sё krizёs dhe ngёrçit kurd nuk do tё ketё stabilitet nё Lindjen e Mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP