Nuk vërehet ndonjë transparencë të theksuar në Kuvend

Në bashkëpunim me partnerët e rrjetit rajonal të OJQ-ve “ACTION SEE”, Metamorfosis – Fondacioni për internet dhe shoqëri, përgatiti studim të politikës së jashtme në të cilën analizon nivelin e transparencës, dhe llogaridhënies së qeverisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rezultati vjen si pasojë e një studimi të gjerë, të bazuar në një metodë shkencore, të realizuar nga anëtarët e rrjetit ACTION SEE përgjatë muajve të kaluar. Qëllimi i këtij projekti voluminoz të udhëhequr nga ana e Fondacionit Metamorfosis, është që të verifikohet gjendja në rajon përmes matjes objektive të transparencës së qeverisë dhe të adreson propozime për përmirësimin e saj. Në këtë tekst shkurtimisht do të prezantojmë rezultate e marra për pushtetin legjislativ – Kuvendin e Republikës së Maqedonisë 

Transparenca e Kuvendit të Maqedonisë është në nivel të njëjtë me atë të vitit të kaluar, gjegjësisht përmbush 58% të indikatorëve të transparencës, me çka është 1% më pak se në vitin 2017.

Rezultatet për vitin 2018 tregojnë se përbërja e ndryshuar e në Kuvend dhe në shumicën e re parlamentare akoma nuk shfaqin rezultate të dukshme në aspekt të transparencës aktive në këtë institucion. Edhe përkrah të interesit të shfaqur për të punuar me transparencës më të madhe, bllokimi i Kuvendit nga ana e opozitës ka ndikim mbi këto qëllime.

Mes tjerash, në rezultate thuhet se hulumtimi i publikuar tash së voni në suaza të projektit ACTION SEE është realizuar nga, Metamorfosis, Fondacioni për internet dhe shoqëri, në bashkëpunim me organizatat tjera partnere në Ballkanin Perëndimor.

Opozita në masë të madhe ka bllokuar punën e Parlamentit për shkak të caktimit të dënimit me arrest të gjashtë deputetëve të opozitës, për të cilët Prokuroria e RM disponon të dhëna se janë përfshirë në sulmin e dhunshëm në Parlament nga ana qindra qytetarë. Sulmi i ndjekur prej dhunës ndaj deputetëve së shumicës së tanishme ndodhi pas katër muajsh së seancës konstituive të përbërjes së re në Kuvend, me 27 prill të vitit 2017 u zgjodh kryetari i si ri Parlamentit, i cili sipas opozitës, është zgjedhur në kundërshtim me dispozitat e rregullores.

Mbete vërejtja prej hulumtimjt të vitit 2017 se Kuvendi i RM-së duhet të punojë në përmirësimin e transparencës në punën e trupave (komisioneve), me çka do të publikohej prania e deputetëve nëpër sesione, procesverbale stenograme dhe video, si dhe mënyrën e votimit të deputetëve të trupave punues.

PËRMIRËSIM TË PROCESEVE KONSULTUESE GJATË MIRATIMIT TË LIGJEVE

Kuvendi në Maqedoni realizon 61% të indikatorëve për procese konsultuese me opinioni gjatë miratimit të ligjeve dhe politikave të tjera. Një rezultat i tillë vjen si pasojë e ekspertëve të mundshëm të rregullores dhe përfaqësuesve të organizatave civile të marrin pjesë në seancat e trupave punues. Por, një mundësi e tillë nuk është detyrim për Parlamentin.

Vetëm 50% e ligjeve dhe akteve të tjera ose strategjive të trupave punues kanë kërkuar mendimin e opinionit, gjë që edhe më shumë vërteton faktin se procesi konsultativ duhet të garantohet dhe të jetë i detyrueshëm, dhe jo të praktikohet në mënyrë fakultative.

Shtesë, specifika e më shumë përbërjeve të parlamentit është edhe miratimi i ligjeve me procedurë të shkurtuar. Nëse në vitin 2016 janë miratuar 366 ligje, 238 janë miratuar me procedurë të shkurtuar, në vitin 2017 ka pasur përmirësim jo të dukshëme, ngaj 42 ligje, me procedurë të shkurtër janë miratuar 24..

PARLAMENTI NË MAQEDONI MIRATOI KODEKS ETIK

Parlamenti në Maqedoni miratoi Kodesin e tij të par Etik me 11 qershor të vitit 2018, gjë që është jashtë kornizës kohore kur është realizuar hulumtimi, gjë që përsëri arrin përmbushje prej 44% të indikatorëve për transparencë në fushën e integritetit të institucionit, ku njëjtë vlerësohen edhe rregullat për lobim (të realizuara me 100%) dhe politikat për konflikt interesash (të vlerësuara me 59%).

Përsëri, miratimi i Kodeskit me konsensus nga ana e partive politike në Kuvend është për t’u përshëndetur, por edhe Parlamentit maqedonas, por ashtu edhe ato të rajonit, duhet të caktojnë mekanizma të qartë për mbikëqyrjen e implementimit të Kodeksit etik. Praktika në rajon tregon se shkelja e Kodeksit etik jo çdo herë rezulton me sanksione, por është lëndë e marrëveshjeve politike. Ndryshimet e vazhdueshme të Kodeskit etik janë të një rëndësie kruciale për rritjen e shkallës së llogaridhënies së politike dhe besimit publik për punën e qeverisë legjislative.

MEKANIZMAT E KONTROLLIT NË PARLAMENT

Indikatorët për mbikëqyre parlamentare janë përmbushur me 83%, por vetëm Kuvendi në Shqipëri (88%) dhe në Mal të Zi (93%) kanë rezultate më të mira. Rezultatet janë të larat për shkak se Parlamenti maqedonas garanton mekanizmat e zakonshëm të kontrollit, siç janë: pyetjet e deputetëve, interpelanca, seancat e mbikëqyrjes, etj.

Përsëri, viti 2017 ishte specifik për shkak se mekanizmi bazë të cilin e shfrytëzon Parlamenti – pyetjet e deputetëve – ishte pothuajse i papërdorur. Qeveri a re e zgjedhur është përgjigjur vetëm një herë në 6 muajt e parë të mandatit, dhe gjithsej janë parashtruar 41 pyetje të deputetëve. Qëllimi, i Qeveriës ka qenë që të rritet numri i seancave për pyetjet e deputetëve prej një herë në katër herë në muaj, por kjo iniciativë nuk është realizuar nga Parlamenti.

INFORMACIONE TË KARAKTERIT PUBLIK DHE TRANSPARENCA FINANCIARE

Indikatorët për qasje deti te informacionet dhe për transparencën financiare janë në nivel të njëjtë – janë vlerësuar me 61 dhe 62% përmbushje të indikatorëve për transparencë. E pakëndshme është që Kuvendi në ueb-faqen e vet nuk ka caktuar person për qasje deti të informacione me karakter publik, dhe as që e azhurnon dhe publikon në listën e re vjetore të informacioneve me karakter publik.

Indikatorët për transparencë, parë buxhetin shtetëror, janë për 2% për të ulëta se vitin e kaluar dhe me 27% të përmbushjes, me çka edhe parqet rezultatin më të dobët në Kuvend. Kuvendi publikon propozim buxhetin e shtetit, por jo edhe Buxhetin final të votuar në RM ose raportet gjysmëvjetore për shpenzimin e buxhetit, as edhe llogarinë finale. Parlamenti po ashtu nuk publikon link te faqja e Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit ku publikohet të gjithë listat anketuese për pronën e deputetëve, nuk publikon link as për Sistemin për prokurime publike.

MEKANIZMI PËR KOMUNIKIM ME QYTETARËT 

Rritje të përmbushjes së indikatorëve për interaksion të Parlamentit me qytetarët prej 61% në 64% nuk është i dukshëm, për shkak se propozimet mbeten të njëjta. Parlamenti duhet të bëj më shumë në suaza të organizimir dhe përmirësimit të komunikimeve përmes mjeteve të disponueshme, të nxit deputetët t’i shfrytëzojnë ato dhe ato t’i promovojnë në mesin e qytetarëve.

BURIMI: Vertetmates.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP