Ministria e Shëndetësisë: Nuk do te lejojmë mungesë të insulinës

Furnizimi publik për insulinë do të shpallet nga fillimi i javës së ardhshme dhe kanë përfunduar të gjitha punët përgatitore, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Portalb.mk.

Ata theksojnë se insulina e cila është me afat përdorimi deri më 30 shtator 2018, veç më është harxhuar gjatë muajit korrik ose kanë mbetur shumë pak në disa barnatore.

“Pacientët janë pajisur me insulinë në afat. Pacientët furnizohen me insulinë me sasi e cila harxhohet në afat prej 26 deri 30 ditë. Nga tata 25 gusht veç më janë siguruar dhe do të distribuohen insulina ‘Novorapid” me afat përdorimi prej më shumë se 12 muajve”, theksojnë nga Ministria dhe shtojnë se I ndjekin nevojat e qytetarëve dhe nuk do të lejojnë që të ketë mungesë të insulinës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button