‘Djemtë e mamasë’ kanë më pak gjasa të vuajnë nga problemet mendore!

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga Marriage Foundation u dol në përfundimin se vajzat që janë të lidhura me babain dhe djemtë që janë të lidhur me nënën e tyre përballen më lehtë me periudhën e adoleshencës. Pra djali i mamit dhe vajza e babait kanë shumë pak gjasa që të vuajnë nga shëndeti mendor apo fakti i të mos qenit në qendër të vëmendjes dhe për më tepër kanë më shumë vetëbesim dhe vetëvlerësim, shkruan Bordo.al.

Djemtë që janë të lidhur me nënën e tyre në moshën 14 vjeçare janë 41% më pak të predispozuar për të vuajtur nga shëndeti mendor sipas studimit, ndërsa vajzat që janë të lidhura me babain e tyre janë 44% më pak të predispozuara të vuajnë nga problemet emocionale ose të kenë problem me moshatarët e tyre. Ndërsa djemtë janë më të lumtur kur prindërit e tyre janë të martuar, vajzat ndihen më të sigurta kur prindërit e tyre shfaqin një lidhje të fortë mes tyre. Sipas analizës përfundimtare që përdori të dhënat e Studimit Millennium Cohort ku morrën pjesë 11,000 nëna, u zbulua se faktori kryesor që ndikon në shëndetin mendor të adoleshentëve është divorci në familje.

Harry Benson, drejtori i kërkimeve të Marriage Foundation dhe bashkë-autori i studimit me Profesor Steve McKay i Universitetit të Lincoln tha: ‘Analiza jonë tregon se problemet familjare janë faktori kryesor që çon në problemet e shëndetit mendor te adoleshentët. Një zbulim shumë interesant është se djemtë dhe vajzat ndikohen shumë nga lidhja që kanë me prindin e gjinisë së kundërt. Fakti që kjo lidhje ndodh vetëm me një prind dhe jo të dy sugjeron se është afrimiteti me prindin që ndikon te shëndeti mendor dhe jo e kundërta.

Sir Paul Coleridge, drejtues i Marriage Foundation tha: ‘“Djemtë e mamasë” dhe “Vajzat e babait” janë njohur për gjenerata me rradhë si një sterotip tallës por mesa duket nga studimi I kryer ndërsa vajzat dhe djemtë zhvillohen ata kanë nevoja të ndryshme emocionale dhe pritshmëri të ndryshme dhe performance e tyre është shumë herë më e mirë kur nevojat e tyre plotësohen. Një lidhje e fortë me prindin e gjinisë së kundërt rrit vetëvlerësimin dhe përmirëson marrdhëniet me moshatarët- duke përmirësuar kështu edhe shëndetin mendor.’

‘Është mëse e qartë se në familjet që qëndrojnë sëbashku, jo vetëm që trauma e ndarjes së prindërve nuk ekziston, por fëmijët kanë një shanc më të mirë që të kenë një marrdhënie shumë të fortë me të dy prindërit.’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button