Richard Gere baba për herë të dytë në moshën 69 vjeçare!

Martesa e tretë për yllin e hollivudit ndodhi prillin e shkuar dhe tani, Richard Gere pret të bëhet baba, në moshën 69 vjeçare, shkruan Bordo.al. 

Mësohet se bashkëshortja, Alejandra Silva, 35 vjeçare është shtatzënë, ndërkohë që aktori ka dhe një djalë 18-vjeçar me gruan e dytë, aktoren Carey Lowell.

Alejandra Silva është një sipërmarrëse e re shumë e famshme, prej kohësh e impenjuar me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fushë në të cilën punon krah Richard Gere. Dhe ky i fundit në deklaratat e tij të mëparshme ka treguar plot krenari se është martuar martuar me një grua inteligjente, të ndjeshme, të impenjuar me shoqërinë civile, zbavitëse, e durueshme, e aftë të falë….”

Kujtojmë se aktori ka qenë i martuar me top modelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe me aktoren Carey Lowell nga 2002-shi në  2016-ën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button