Irak, vriten 5 “terroristë” të infiltruar

Forcat irakiane sot kanë vrarë pesë “terroristë”, të cilët tentuan të infiltrohen në territorin e Irakut nga Siria, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rojet kufitare arritën të vrasin pesë terroristë dhe të arrestojnë dy të tjerë, pasi u penguan përpjekjet e tyre për të hyrë në Irak në veri të qytetit Qaimit në provincën Anbar”, tha zëdhënësi i ministrisë Yahia Rasul.

Forcat e sigurisë mbështetur nga forcat ajrore, shtoi ai, janë në procesin e spastrimit të zonës nga më shumë infiltrues.

Në fund të vitit të kaluar, zyrtarët në Bagdad deklaruan se prania ushtarake e grupit terrorist DEASH në Irak është shkatërruar.

Megjithatë, ushtria irakiane vazhdon të kryejë operacione kundër saj të cilën e përshkruan si “celula të heshtura” të lidhura me DEASH-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button