“Çelësi i Prishtinës” për herë të parë i dhurohet Dua Lipës (FOTO)
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti priti këngëtaren me famë botërore Dua Lipa me ç’rast i dhuroi “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
hmeti ka falënderuar Duan që po e vendosë Prishtinën në hartën botërore me koncertet dhe me sukseset e saj.
Dua u shpreh të jetë e lumtur që do të performojë për të dytën herë para adhuruesve të saj në Kosovë, për të cilët ndjehet mirënjohëse.
Është hera e parë që ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës”.