Kritikat e GREKO-s për korrupsionin, Qeveria e Maqedonisë: Atë e përhapi pushteti i kaluar

Qeveria e Maqedonisë i ndjek dhe i analizon gjetjet e të gjitha trupave ndërkombëtar dhe në bazë të këtyre gjetjeve ndërmerr hapa përkatës. Në lidhje me rekomandimet e GREKO-s, Qeveria është plotësisht e përkushtuar që t’i zbatojë, që është e dukshme nëpërmjet zbatimit të tre rekomandimeve të cilat kanë të bëjnë me Qeverinë në periudhën për vetëm një vjet, për dallim nga pushteti i kaluar e cila është përgjegjëse për gjendjen e korrupsionit për periudhën 2013-2016 dhe ka zbatuar vetëm tre rekomandime, thuhet në reagimin e Qeverisë në lidhje me publikimin e raportit të katërt të trupit për Antikorrupsion të Këshillit të Evropës “GREKO”, njofton Portalb.mk.

“Si përkushtim në luftën kundër korrupsionit, Qeveria e Maqedonisë zbaton koncept të transparencës dhe llogaridhënies, duke u përpjekur për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me korrupsionin e cila në shoqëri e ka përhapur pushteti i kaluar”, thuhet në reagim.

Ata shtojnë se “gjendja në vitin 2016, mu sipas raportit të GREKO-s thekson se nga gjithsej 19 rekomandime, Maqedonia i ka implementuar vetëm 3, 10 kanë ngelur pjesërisht, ndërkaq 6 të pa-implementuara”. Siç thonë ata, me këtë raport, GREKO ka dhënë afat që deri më 31 janar të vitit 2018 t’i plotësojë rekomandimet e ngelura, ndërkaq Qeveria atë do ta respektojë zbatojë atë plotësisht,

“Në pjesën e rekomandimeve të cilat kanë të bëjnë me Qeverinë, për një vit, janë implementuar tre rekomandime të reja, para se gjithashtu ndryshimet janë bërë në ligjin për Këshillim Gjyqësor dhe në ligjin për gjykata. Është përgatitur plan aksionar në rekomandimet tjera të GREKO-s nga rrethi i katërt i evoluimit të Maqedonisë të cilat kanë të bëjnë me të gjitha institucionet e përmendura. Prej 13 rekomandimeve të ngelura të cilat duhet që të implementohen, vetëm dy janë për Ministrinë e Drejtësisë. Një pjesë e rekomandimeve të ngelura do të implementohen dhe miratohen me ligjin për parandalimin e korrupsionit, përgatitja e të cilit është në rrjedhë, ndërkaq teksti do t’i dorëzohet grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë, deri në fund të gushtit 2018. Me ligjin e ri për Prokurori Publike, do të plotësohet edhe një rekomandim për regjim disiplinor të prokurorëve. Teksti për ligjin për Prokurori po përgatitet nga grupi i ekspertëve dhe do të jetë gati deri në dhjetor të vitit 2019. Rekomandimet tjera duhet që të realizohen nga Kuvendi i Maqedonisë, si dhe nga trupat tjera të pavarur për luftë kundër korrupsionit”, thonë nga Qeveria.

Lufta kundër korrupsionit, GREKO: Maqedonia pa përparim të prekshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button