Ademi e fton diasporën që të dalë të votojë në referendumin për emrin

Ministri për diasporë Edmond Ademi i bëri thirrje diasporës që deri më 23 gusht 2018 të paraqiten për realizimin e së drejtës të votimit në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve: https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx.

“Të nderuar bashkatdhetarët në diasporë, më 30 korrik 2018, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë të Marrëveshjes së arritur ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, solli vendimin për shpalljen e referendumit që do të mbahet më 30 shtator 2018, në të cilin qytetarët do ti përgjigjen pyetjes “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në diasporë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë në botë. Qasja në listën zgjedhore mund të kryhet përmes web-faqes të Komisionit Shtetëror Zgjedhor https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/”, thuhet në thirrjen publike të Ademit dërguar diasporës, transmeton MIA.

Ju, thuhet më tej, vendosni nëse Republika e Maqedonisë do të jetë anëtare e Bashkimit Europian (BE) dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen me Republikën e Greqisë.

“Kjo është koha për një vendim dhe vota juaj vendos për të ardhmen e vendit tonë! Kemi përgjegjësi qytetare të sjellim vendim të drejtë, të dalim dhe me votën tonë të kontribuojmë për të ardhme më të mirë, të përbashkët. Të bashkuar, me forca të bashkërenditura, së bashku mund ta sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Vendimi varet kryekëput nga ne vetë, përgjegjësia është e jona”, theksohet në thirrjen publike të ministrit pa resor Ademi deri te diaspora.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP