Çështja e emrit të Maqedonisë, tensione të reja mes Athinës dhe Rusisë

Athina zyrtare i është përgjigjur Moskës, pas vendimit te saj për dëbimin e dy diplomateve të ambasadës greke në Rusi.

Me një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme e Greqisë, thekson se “Rusia duket se nuk është në gjendje të kuptojë pozicionet parimore të politikës së jashtme greke. Ajo duket se po distancohet nga pozicionet që i përshtaten nivelit të miqësisë dhe bashkëpunimit që ka karakterizuar marrëdhëniet greko-ruse për të kaluarën. Duket se nuk kupton se Greqia ka interesat dhe kriteret e veta në politikën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Sipas saj, vendimi i Athinës për dëbimin e diplomateve është i bazuar në dëshmi për aktivitete ilegale dhe të parregullta të zyrtarëve rusë, ndërkaq vendimi i palës ruse është arbitrar, hakmarrës dhe jo i bazuar në ndonjë provë.

“Ne duam t’u kujtojmë miqve tanë rusë se asnjë vend në botë nuk do të tolerojë përpjekjet për të marrë ryshfet zyrtarët shtetëror, të minojë politikën e saj të jashtme, dhe të ndërhyjë në punët e brendshme. Greqia mori masat vetëm pas dokumentimit të provave të prekshme inkriminuese. Për më tepër, Greqia nuk ndërhyri ose nuk u përpoq të ndërhynte në punët e brendshme të Rusisë. Është e qartë se ka disa rusë – për fat të mirë pak – që mendojnë se mund të veprojnë në Greqi pa respektuar ligjet dhe rregulloret dhe madje të bëjnë kërcënime. Miqësia midis Greqisë dhe Rusisë dikton që mendimet e tilla duhet të braktisen dhe jo anasjelltas”, thuhet ne deklarate, ku shtohet se, në lidhje me masat arbitrare të marra nga udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Greqia do të përgjigjet me durim dhe me lehtësi.

Ndryshe, Greqia përpara një muajin ka dëbuar dy diplomatë rusë nga Athina dhe ka ndaluar hyrjen e dy automjeteve ruse në shtet, për shkak të, siç akuzuan ata, financimit të protestave kundër marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, që ndikon drejtpërsëdrejti në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Mediat në Greqi, publikuan detaje rreth përpjekjes së Moskës për ndikimin në Greqinë e veriut. Nëpër media thuhej se diplomatët rus jo vetëm që janë përpjekur që të korruptojnë përfaqësues të kishës dhe të autoriteteve lokale në përpjekje për ta varrosur marrëveshjen për emrin mes Athinës dhe Shkupin, por edhe janë përpjekur që të infiltrohen në shërbimin sekret grek dhe në forcat e armatosura të vendit. Sipas njohurive të gazetës greke “Katimerini”, janë bërë përpjekje që të korruptojnë ish spiunë dhe përfaqësues të armatës.

Sipas burimeve qeveritare, përpjekjet e Rusisë që ta zgjerojnë ndikimin e tyre në Greqinë e veriut kanë filluar përpara një kohë të caktuar dhe në to ka marrë pjesë një grek, i cili është emigruar pas shpërbërjes së Këshillit të Bashkimit. Krijimi i grupeve kulturore dhe aktiviteteve tjera kanë qenë një pjesë e aktiviteteve, të cilat, sipas Moskës, do ta shkatërronin  Marrëveshjen për Emrin, shkruan gazeta greke.

Moska zyrtare ka kundërshtuar këto deklarime, por ka qenë kritikuese ndaj marrëveshjes së emrit dhe qëllimit të anëtarësimit në NATO.

Ambasadori rus në Bashkim Evropian, Vladimir Chizhov, tha se marrëveshja është ligjërisht e dyshimtë.

Marrëveshja e Emrit, zbulohen detaje të reja se si është përzier Rusia në Greqi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP