Kanada, 4 të vrarë me armë zjarri

Katër vetë u vranë të premten me armë zjarri në qytetin lindor kanadez të Fredericton-it, njoftuan autoritetet.

Policia u ka bëre thirrje banorëve që jetojnë në zonën e përfshirë nga incidenti të qëndrojnë brenda në shtëpi, duke e përshkruar situatën si “incident aktiv” në një postim në twitter rreth një orë pas njoftimit të ngjarjes, transmeton VOA.

Ende janë të paqarta rrethanat e incidentit në kryeqytetin e provincës së New Brunswick-it.

Transmetuesi televiziv kanadez CBC tha se të shtënat ndodhën në një zonë rezidenciale të qytetit dhe se punonjësit e ndihmës së parë ndodheshin në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP