Grabitje e rëndë në një shtëpi në Shkup

Një autor i panjohur dje ka kryer grabitje të rëndë  në një shtëpi në rr. “Franc Preshern” në Shkup.

MPB informon se grabitjen në stacionin policor Karposh e ka denoncuar pronarja e shtëpisë L.Z. (53).

Autori me forcë ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë dy armë zjarri dhe një pistoletë të tipit “Cërvena Zastava M-88”, kalibër 9mm, pronësi e bashkëshortit të saj të vdekur, stoli ari dhe 70 euro, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.

Ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button