Daçiq: Kundërshtimet hipokrite ndaj ndarjes së Kosovës

Propozimi për ndarjen e territorit të Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shprehje e vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën dhe nuk duhet interpretuar si dobësi, ka thënë sot në Beograd shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

“Si nuk kanë turp ata që flasin se nuk duhet të ketë tash ndryshim kufijsh, ata që na kanë bombarduar ne, për të rrënuar kufijtë tanë? Si nuk keni turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tash thotë se nuk ka ndryshim kufijsh”, ka thënë Daçiq gjatë një takimi me gazetarë në Beograd, transmeton REL.

Ai gjithashtu ka thënë se gjithmonë ka folur hapur për ndarjen si zgjidhjen e vetme për Kosovën.

Këto komente Daçiq i bëri pasi takoi zëdhënësen e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharovan. Sipas tij, për Rusinë është e pranueshme çdo gjë që është e pranueshme për Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP