Turqisë e Sirisë u kërkohet të përmbahen

Zyrtarët në Iran i kanë kërkuar Damaskut dhe Ankarasë që të tregojnë përmbajtje në lidhje më rrëzimin e një aeroplani luftarak turk.

Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi citohet të ketë kërkuar nga të dy palët që të ndjekin “zgjidhje paqësore” për hir të stabilitetit të rajonit, transmeton Rel.

Një aeroplan turk është rrëzuar mbi Mesdhe nga forcat siriane, pasi, siç ka thënë Siria, ai kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore.

Turqia ka sugjeruar se shkelja nuk ka qenë e qëllimshme, por, ka paralajmëruar se është e gatshme, që të ndërmarrë “të gjithë hapat e nevojshëm” në lidhje me incidentin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon e ka përgëzuar Ankaranë për përmbajtje dhe ka kërkuar nga të dy palët që të zgjidhin problemin me rrugë diplomatike.

Fati i pilotëve turq mbetet i panjohur./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button