BDI Gostivar: Taravari me familjarët e tij ndërton shtëpi në teren sportiv

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Bashkim Hasani përmes një konference për media ka thwnw se Arben Taravari stimulon krimin urbanistik për ndërtimet e egra.

“Qytetarët e Gostivarit për çdo ditë shprehin shqetësimet e tyre në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, për krimin urbanistik që ndodh në territorin e komunës së Gostivarit nën udhëheqjen e Arben Taravarit. Këto ditë, banorët e Zonës së tetë të qytetit kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për ndërtimin e egër që tash ndërtohet në sipërfaqe e cila sipas Planit Gjeneral Urbanistik, si dhe Planit Detal Urbanistik (BLLOK 24), është paraparë Teren sportiv”, potencoi Hasani.

Hasani tha që: “Të shqetësuar për këtë kaos urbanistik të shkaktuar nga ndërtimet e egra, banorët  shprehin zemrimin e tyre se po betonohen hapësirat per rekreim me objekt banimi të cilin e shihni në prapavijë dhe që mund ta hasni si reklamë në rrjetet sociale nga kompania ndërtuese e cila është pronë e një familjari të afërt të Taravarit”.

“Duke mos inicuar masa ligjore inspektuese në terren, nënkuptojmë që Taravari përkrah dhe nxitë kaosin urbanistik. BDI mbështet banorët e Gostivarit dhe inkurajon ata që rastet  e tilla t’i denoncojnë në organet kompetente, pasi që Taravari nuk zbaton detyrimet ligjore dhe me vetëdije keqpërdor detyrën zyrtare për përfitime materiale personale dhe të  familjarëve të tij”, vijoi Hasani.

Taravari, tha Hasani, përkundër fjalëve dhe gënjeshtrave se përkrah zhvillimin dhe jetën sportive, në fakt me këto veprime shkatërron dhe abuzon me të ardhmen e çdo të riu dhe banori të kësaj lagje, si dhe gjithë qytetarëve të Gostivarit.

“I bëjmë thirrje Taravarit që të ndërpres pushimin vjetor që e ka filluar nga data kur është zgjedhur kryetar i komunës, të ndërprese pushimin veror që e ka filluar me fillimin e Verës dhe të ndërpres angazhimin e tij si mjek jashtë çdo norme morale, etike dhe ligjore, dhe të fillon të ushtron detyrën për të cilën është zgjedhur. E ftojmë Taravarin me ekipin e tij të fillon të sjellë Plane Detale Urbanistike dhe t’ua mundëson qytetarëve që të ndërtojnë konform rregullave ligjore, dhe jo të përhapë krimin urbanistik. Me këtë, ai mashtron qytetarët duke i lejuar të bëjnë investime dhe ndërtime të cilat do të mbeten pa status të rregulluar juridik”, tha mes të tjerash Hasani.

Me këtë veprim të Taravarit, vazhdoi Hasani, në fund humbës më të mdhenj do të jenë qytetarët investimet e të cilëve do të shkojnë kotë.

Arben Taravari i hedh poshtë akuzat e BDI – Gostivar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button