Tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë për reagjentët, Prokuroria ngriti procedurë parahetimore

Pas vendimit të komisionit, pas së cilës Ministria e Shëndetësisë (MSH) e prishi tenderin për furnizim publik të testeve dhe reagjentëve për analizat biokimike, imunologjike, hematologjike dhe kuagulative, Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë parahetimore, njofton Portalb.mk.

“Procedura parahetimore është rezultat i artikujve të publikuar nga ana e më shumë mediave në Republikën e Maqedonisë, në lidhje me parregullsitë gjatë zbatimit të procedurave për furnizime publike në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Siç njoftoi PTHP, në lidhje me rastin do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me institucionet kompetente.

Përndryshe, në lidhje me këtë furnizim publik të MSH-së, Komisioni Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike vlerësoi se meqë oferta kërkon 6 lloje të testeve, aparaturave, sistemit informativ dhe transport, ajo kufizon ofertën dhe shmang konkurrencën.

Prishet tenderi i Shëndetësisë, ministri Filipçe duhet t’i dëmshpërblejë tre ndërmarrje

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL