A duhet Shqiptarët e Maqedonisë ta respektojnë flamurin shtetëror?

Të gjithë ata që do ta lexojnë këtë tekst i lus ta lexojnë deri në fund që mos të keqkuptohem dhe mundësisht të komentojnë. Domethënë ideja është se duke patur parasysh që ne jetojmë dhe veprojmë në R.M a duhet që partitë tona politike ta përdorin edhe flamurin shtetëror krahas atij kombëtar?

E shtroj këtë dilemë pasiqë politikanët tanë pretendojnë ta marrin ose ta rruajnë pushtetin në Republikën e Maqedonisë dhe njëkohësisht flamuri i po të njejtit shtet nuk figuron në asnjë aktivitet të tyre.Të gjithë ata deklarojnë se R.e Maqedonisë është shtet i ynë po aq sa edhe i Maqedonasve,prandaj edhe na takon të jemi pjesë e pushtetit.

Nëse është kështu,dhe unë mendoj se kështu është,atëherë si do ta shpjegojmë mosprezencën e flamurit të shtetit në mitingjet parazgjedhore prej ku binden qytetarët të votojnë për ndonjë opsion politik,në mitingjet ku qëllimi i vetëm është marrja e pushtetit në shtetin që themi se është i yni po aq sa i të tjerëve,dhe në po ato mitingje nuk figuron flamuri i po atij shteti që ndonjëherë me cdo kusht duam ta qeverisim.

A është kjo kontradiktore? Cështje tjetër është se sa jemi ne të kënaqur nga aparati shtetëror i cili sipas definicionit duhet të jetë servitut i të gjith qytetarëve.Unë pajtohem se R. e Maqedonisë ka të bëjë shumë në këtë drejtim,mirëpo ne mu për këto motive duhet të tentojmë të jemi pjesë e pushtetit,e jo për motive tjera sic ndodh ndonjëherë fatkeqësisht. E gjith kjo në funksion të rrespektimit dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë, që nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe shprehje dashurie ndaj të njejtit flamur,domethënë të paktën respekt.

Tek e fundit cka kemi ne kundër diellit në atë flamur?Diell i cili gjendet edhe në kishën e Skënderbeut në kalanë e Krujës. A thua vallë do të ishte gabim sikur ne të sillemi sipas parimit “Ti vazhdo të më urrejsh,kurse unë do të vazhdoj të të respektoj”? Ju lutem komentoni.

Lexues i Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button