Borisov e porosit Zaevin: Kujdes me deklarata, nesër ne do të votojmë për anëtarësimin tuaj

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, pas thuajse një javë u është përgjigjur kritikave të politikanëve bullgar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, të dhënë më 4 gusht se Kryengritja e Ilidenit është maqedonase. Borisov ka porositur se duhet dy herë të mendojë përpara se të thotë diçka, pasi që, ashtu siç thotë ai, vjen koha kur vendet anëtare të BE-së do të vendosin për fatin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“I lë të gjithë që t’i rrëfejnë tregimet e tyre, ajo është në llogari të tij. Pa dallim nëse e ka thënë me qëllim ose pa qëllim, shkon në llogari të tij, pasi që kur bëhet fjalë për BE edhe ne patjetër duhet që të japim pajtueshmëri dhe ne në ato momente do të kujtohemi në ato çështje. Këshilla ime është që të jetë më i kujdesshëm”, tha Borisov.

Paraprakisht, liderja e socialistëve në Bullgari, Konrelija Ninova, e ka kritikuar Zaevin dhe e ka ftuar Borisovin që të reagojë për deklaratën.

“Miqësia ime personale me Zaev, idetë që i ndajmë dhe puna e përbashkët mes LSDM-së dhe PSB, ardhmëria e përbashkët e dy vendeve si pjesë e BE-së dhe NATO-s janë shumë të rëndësishme dhe kujdesemi për këto qëllime, por faktet historike janë diçka tjetër dhe nuk guxojmë që t’i injorojmë”, ka deklaruar ajo.

Kryeministri Zaev: Miqësia me Bullgarinë është e sinqertë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button