SHBA nis sulme ajrore për të luftuar sulmin e talibanëve në Afganistan

Aeroplanë luftarakë amerikanë dhe helikopterë kanë nisur sulme ajrore më 10 gusht për të luftuar një sulm të talibanëve në provincën Ghazni në Afganistan, pasi luftimeve të ashpra që kanë nisur në këtë territor.

Luftimet kanë shtyrë autoritetet të mbyllin autostradën që lidh provincën me kryeqytetin Kabul, derisa zyrtarë të sigurisë kanë thënë se focat speciale janë angazhuar për të bllokuar talibanët që të hyjnë në qytet, njofton REL.

Shtëpitë e civilëve dhe zonat ushtarake janë përfshirë nga sulmet me murtaja derisa trupat e dhjetëra luftëtarëve talibanë janë në rrugë, ka thënë ai.

Talibanët kanë nisur sulmin në orët e vona të 9 gushtit nga pozicione të ndryshme të qytetit.

“Talibanët janë duke nisur raketa afër zonave të banueshme dhe atyre komerciale. Në tetë orët e fundit nuk ka pasur aspak qetësi”, është cituar të ketë thënë një zyrtar qeveritar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Derisa talibanët në anën tjetër kanë pretenduar përmes një deklarate se kanë pushtuar “shumicën e ndërtesave qeveritare brenda qytetit”.

Mirëpo zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Radmanish, ka thënë se qyteti është nën kontrollin e forcave qeveritare.

Ushtria amerikane po ashtu ka thënë se qyteti është nën kontrollin qeveritar.

“Forcat amerikane janë përgjigjur me mbështetje ajrore këtë mëngjes në Ghazni”, është thënë në llogarinë zyrtare në Twitter të forcave amerikane në Afganistan.

Sulmi në Ghazni përbën rastin e fundit të sulmeve të talibanëve që kërkojnë të pushtojnë zonat urbane.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka larguar talibanët nga pushteti në Afganistan, pas militantët e Al-Kaidës, të cilët po strehoheshin nga grupi ekstremist kanë kryer sulmin e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo Qeveria e mbështetur nga Perëndimi është duke u përballur me shumë vështirësi teksa lufton talibanët dhe grupe tjera militante, prej tërheqjes së pjesës më të madhe të trupave të NATO-s nga ky vend më 2014.

Në muajn maj, talibanët kanë sulmuar qytetin perëndimor Farah.

Pas një ditë të luftimeve intensive, operacionet afgane dhe ato amerikane kanë larguar grupin nga zonat e qytetit.

Talibanët në anën tjetër kanë injoruar një ofertë të Qeverisë për negociata direkte për paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP