Për një muaj në Shqipëri janë regjistruar 930 tërmete

Nga data katër korrik, ku u shënua tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë, deri më 9 gusht, në Shqipëri ka vijuar aktiviteti sizmik. Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e djeshëm, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës Rihter. Sipas sizmiologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe.

Pra, vazhdimësia e lëkundjeve sizmike është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin. Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intesitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë. Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë, raporton Top Channel.

Ndryshe, disa nga tërmetet të cilat ishin me intensitet të lartë u ndjenë edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë, sidomos në zonën e Dibrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button