Ambasada e SHBA-së: Beogradi dhe Prishtina të propozojnë vetë zgjidhje

Ambasada amerikane kërkon nga Kosova dhe Serbia të propozojnë vetë zgjidhje për marrëveshjen përfundimtare mes tyre. Një gjë të tillë e ka thënë ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kajli Skot.

Në një intervistë për “Blic” në Serbi, Skot theksoi se Amerika është e gatshme që të dëgjojë dhe ndihmojë negociatat për të arritur një marrëveshje, njofton Ora Njuz tv.

Sipas tij, normalizimi i raporteve sa më shpejtë që të ndodhë, do t’ua hapte rrugën të dyja vendeve për anëtarësim në BE.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për stabilitetin e rajonit. Normalizimi do të hapte rrugë për të dyja vendet dhe anëtarësim në BE. SHBA mbështetë fuqishëm bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Skot.

Ai kërkoi nga të dy shtetet që të propozojnë opsione për zgjidhjen përfundimtare.

“Është koha që shtetet të jenë krijuese dhe fleksibil. Ata duhet të propozojnë një zgjidhje. SHBA-ja është e përgatitur të dëgjojë dhe të ndihmojë këto negociata”, deklaroi ambasadori Skot.

Ndryshe një takim i radhës mes Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë në shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL